×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Xhelal Sveçla: Situata mund të përkeqësohet në veri për shkak të akteve kriminale të drejtuara nga qeveria serbe

    Insajderi
    08 December 2022 - 23:22
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla, ka thënë se situata mund të përkeqësohet në veri për shkak të akteve kriminale të drejtuara nga qeveria serbe.

    “Më lejoni të shprehem qartë pse mund të përkeqësohet situata në këtë zonë, kjo është për shkak të akteve kriminale, dhe herë herë edhe terroriste të cilat janë nën drejtimin dhe mbështetjen e Beogradit. Do të thotë të gjitha këto tensione, po ndodhin për shkak të vendimin kriminale te qeveris së Beogradit”, ka thënë Sveçla në RTK, shkruan Gazeta Insajderi.

    Lexo edhe:

    Tutje ai ka sqaruar se është optimist mbi kapacitetet e Policisë për të ofruar siguri gjatë mbajtjes së zgjedhjeve, por ka thënë për këtë duhet të vendosin profesionistët.

    “Kjo është mirë të ju lihet profesionisteve, dhe në bazë të tyre te merret vendimi. Megjithatë për të marrë vendimin e duhur është Presidentja e Kosovës”.  

    Sveçla ndër të tjera ka tregaur se “ne në vazhdimësi koordinohemi me aleatët tanë, dhe patjetër me seriozitetin maksimal do të merren parasysh edhe këto apele të cilat po vijnë nga SHBA, por mund të vijnë edhe nga vende tjera”./Gazeta Insajderi/

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark