Një prej banorëve të “Big Brother Vip” është kushëriri i futbollistit shqiptar Lorik Cana.
E kemi fjalën për Granit Canën, bukuroshin nga Prishtina i cili në vetëm pak ditë ka filluar të turbullojë ujërat aty brenda. Ai po përflitet sidomos për afrimitetin e tij me Fifin.
Mirëpo, e gjithë pjesëmarrja e Granitit në “Big Brother Vip” paska patur një histori të vetën.
Burime për mediat bëjnë me dije se ishte Loriku ai i cili ishte kontaktuar për tu futur në shtëpi, mirëpo prezenca e tij nuk u bë e mundur për shkak të xhelozisë së bashkëshortes së tij. Prandaj dhe futbollisti ka sugjeruar një Cana tjetër.