×
  • Sport
  • Sport

    Xherdan Shaqiri pas ndeshjen kundër Kosovës: Ka qenë ëndërr për mu me luajt në ‘Fadil Vokrri’

    Insajderi
    09 September 2023 - 23:21
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Kosova ka arritur një barazim të madh ndaj Zvicrës në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Evropian “Euro 2024”.

    Ndeshja e zhvilluar sonte në stadiumin “Fadil Vokrri” përfundoi me rezultatin 2:2.

    Pas ndeshjes, Xherdan Shaqiri u shpreh: “Ishte kënaqësi me qenë këtu. Ka qenë ëndërr për mu me luajt këtu, në ‘Fadil Vokrri’. Stadiumi ka një emër të madh. Fadilin e kom njoftë, kam qenë i ngushtë me të. Kurrë s’kam me harru këtë ndeshje. Sonte ishte diçka speciale”.

    “Terreni nuk ishte i mirë. Ka qenë vështirë pak me luajt në këtë terren. Por, edhe Kosova ka kualitet, e dimë. Ka lojtarë që munden me bo diferencën. Kështu ndodhi sonte”, deklaroi Shaqiri. /GazetaExpress/

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark