Për dy ndeshjet kualifikuese të Kampionatit Evropian kundër Kosovës dhe Andorrës, kombëtarja e Zvicrës është grumbulluar të hënën në Valais.
Ylli i Zvicrës, kosovar Xherdan Shaqiri (31) ka udhëtuar nga Uashingtoni deri në Frankfurt e më pas në Gjenevë.
Gazeta zvicerane “Blick” raporton se Shaqirit i ka humbur valigjja në Frankfurt.
Ajo pritet t’i kthehet gjatë ditës në hotel.
Zvicra më 9 shtator do të përballet me Kosovën në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.
Kjo do të jetë ndeshje e veçantë për Shaqirin, Granit Xhakën dhe Uran Bislimin që përballen me Përfaqësuesen e vendit të tyre.