×
  • Sport
  • Sport / Insporti

    Xhevdet Peci e kishte rrahur gjyqtarin serb dhe pastaj ishte përjashtuar përjetësisht nga boksi

    Insajderi
    09 May 2022 - 20:33
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Sot në moshën 67-vjeçare ka ndërruar jetë legjenda e boksit, Xhevdet Peci, i cili ishte një prej boksierëve më të mëdhenj të Kosovës, shkruan Insajderi.

    Publiku ishte i fascinuar me talentin e tij, atë filluan ta thërrasin “KNOCK OUT” artist, sepse të rallë ishin ata që i qëndronin Pecit më shumë se një raund.

    Por, në vitin 1986 i ishte ndaluar përjetësisht boksi, pasi ai kishte rrahur një gjyqtar serb të boksit. Në atë kohë ai ishte pjesë e klubit të Prishtinës.

    Xhevdet Peci këtë sulm ndaj gjyqtarit e kishte bërë pasi sipas tij, gjyqtari serb ishte i një anshëm në atë meç.

    Këtë ngjarje mund ta shikoni nga minuta e 2:22 në video e mëposhtme;

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark