×
Show / Fashion

Xhinset e ngushta, të dëmshme për shëndetin

Insajderi
04 August 2019 - 18:04
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Xhinset e ngushta mund të dëmtojnë seriozisht muskujt dhe nervat tuaja, paralajmërojnë doktorët. Mediat ndërkombëtare i bëjnë jehonë këtij lajmi pasi një grua në Australi vuajti dëmtim të nervit të këmbës dhe mjekët i prenë xhinset e ngushta për të patur mundësi për lehtësim.

Këto lloj xhinsesh kanë qënë në modë për shumë vite, por ekspertët kanë paralajmëruar se mund të dëmtojnë muskujt dhe nervat e këmbëve.

“The Journal of Neurology, Neurosurgery and Psychiatry” ka përshkruar rastin në të cilin një 35-vjeçare humbi kontrollin, pasi këmbët e saj u frynë.

Gruaja kaloi disa orë duke ndihmuar familjarët e saj që po zhvendoseshin me shtëpi. Pas pak, ajo nisi të ketë vështirësi në të ecur dhe nuk i ndjente më këmbët e saj.

Pasi u rrëzua ajo u përpoq të ngrihej përsëri, por e pamundur. Disa orë më vonë gruaja u dërgua në spital, ku doktorët i prenë xhinset dhe panë se muskujt e saj dhe nervat ishin dëmtuar.

Doktorët besonin se ajo ishte në kushtet e një sindromi të sjelljes, një sindrom që shkaktohet nga rritja e presionit në një hapësirë të mbyllur të trupit e që për pasojë shtyp nervat. Pasi i prenë xhinset doktorët, muskujt e gruas u lëshuan dhe ajo nisi të ecte sërish.

Doktorët kanë paralajmëruar gjithashtu më herët për të mos veshur taka të larta dhe xhinse të ngushta, pasi këpucët e tilla rrisin presionin në legenin e trupit, dhe xhinset rrezikojnë dëmtimin e nervave.

OP-ED
Nga Rubrika

© 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Impressum

Kontakt

Trademark