Të kesh përvojë në industri të ndryshme ose të zhvillosh dy karriera në të njëjtën kohë nuk është aq e pazakontë sa ka qenë më herët.
Madje, ka mbetur disi arkaike që njerëzit ta mbajnë të njëjtën punë gjatë gjithë karrierës së tyre.
“I ndarë në dysh” është edhe xhudisti i mirënjohur, Fisnik Hyseni, i cili është pjestar i Forcave të Armatosura të Kosovës.
Derisa kishte suksese në xhudo, Hyseni vendosi që t’i shërbejë edhe atdheut si ushtar duke kryer me sukses trajnimin fizik në shkollën e ushtrisë britanike të mbajtur nga Mbretëria e Bashkuar.
Në një intervistë për Insajderin, Hyseni ka zbuluar se t’i shërbentë vendit të tij, Kosovës, ishte dëshirë e kahmotshme.
“Që nga fëmijëria dëshira ime ka qenë që një ditë t’i shërbejë vendit tim si pjestar i Forcës së Sigurisë, dhe njëra nga motivet kryesore ka qenë historia e vendit tonë”.
Megjithatë, Hyseni gjenë të përbashkëta mes dy profesioneve të tij, dhe kjo kjo siç duket e ka lehtësuar tej mase punën.
“Xhudo i ka speciftikat e veta për shkak se karriera sportive e ka një kohë të caktuar sa mundesh me marrë pjesë në gara, varet d.m.th nga mosha. Disiplina ushtarake edhe ajo në sportin e xhudos janë pothuajse të njëjta, duhet të jesh shumë i disiplinuar që të arrish synimin ku dëshiron” – nënvizoi ai.
I pyetur nëse është kritikuar ndonjëherë që bën dy profesione të ndryshme, Hyseni për Insajderin zbuloi se xhudon nuk e konsideron si punë.
“Faktikisht xhudon nuk e konsideroj si punë, dhe fatmirësisht nuk jam kritikuar asnjëherë”
Ndryshe, Hyseni ka fituar shumë medalje ndërkombëtare, derisa ka qenë edhe pjesë e ekipit nacional në xhudo, gjë që atë e bën krenar tejmase.
“Është ndër që të përfaqësosh ngjyrat e vendit tonë si në Sportin e Xhudos edhe me Uniformen e Kosovës” –përfundoi Hyseni.
/Insajderi.org/ Vanesa Zhugolli/