Xhudistët e rinj, Uvejs Nesimi dhe Andi Reshitaj janë ndalur në raundin e parë në Festivalin Olimpik Evropian Veror për të Rinj që po mbahet në Maribor të Sllovenisë.
Nesimi i kategorisë deri 50 kilogramë pësoi disfatë nga xhudisti rumun, Mario Rate, ndërsa Reshitaj i kategorisë deri 55 kilogramë nga holandezi, Luca Richardson.
Në tri ditët e ardhshme në tatami do të paraqiten edhe xhudistë tjerë.
Deri tash, sportistët e Kosovës nuk ka arritur ndonjë sukses. /koha/