Xhudisti algjerian Feti Nurin dhe trajneri i tij Amar Benihlef janë pezulluan sot për 10 vjet secili, pasi u tërhoqën nga Lojërat Olimpike në Tokio sepse nuk donin të luftonin kundër kundërshtarit izraelit.
Nurin, i cili duhej të luftonte në kategorinë 73 kg, refuzoi të garojë kundër izraelitëve për shkak të mbështetjes së tij politike për Palestinën.
Federata Ndërkombëtare e Xhudos njoftoi se Nurin dhe Benihlef përdorën Lojërat Olimpike “si një platformë për protestë dhe promovim të propagandës politike dhe fetare”, raportoi BBC, transmeton Demokracia.com.
Deklarata thotë se kjo është një shkelje “e qartë dhe serioze” e statutit të Federatës Ndërkombëtare të Mundjes, kodit të etikës dhe statutit olimpik për këtë edhe ka marrë dënim të rëndë.
Ai u pezullua deri më 23 korrik 2031. Xhudisti dhe trajneri kanë të drejtë të apelojnë vendimin në Gjykatën e Arbitrazhit Sportiv në Lozanë.