×
  • Showbiz
  • Show

    Xhuli e lidhur jashtë Big Brother VIP Kosova? – Atdhe Xharavina: Është pabesi që nuk më ka treguar

    Insajderi
    28 January 2023 - 09:25
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Xhuli Nura është padyshim ndër personazhet më të komentuara të Big Brother VIP Kosova.

    Ajo ka krijuar situata të shumta me banorët, diskutime dhe debate ndërsa pak ditë më parë një hyrje e re në shtëpinë e famshme ka ndryshuar rrjedhën e lojës së saj.

    Atdhe Xharavina ishte në mesin e banorëve që u bënë pjesë e BBVK dhe me të hyrë ai i ‘vuri syrin’ Xhulit duke u afruar me njëri-tjetrin ku nuk kanë munguar as momentet intime.

    Foto: Screenshot/Big Brother VIP Kosova

    Por, gjatë spektaklit të natës së sotme (e premte) u zbulua një bisedë e Xhulit me banoren tjetër, Artën të cilës i ka rrëfyer për personin që ka lënë jashtë.

    Në video, Xhuli thotë se me personin që ka qenë në njohje kanë rënë dakord që ajo të hynte beqare në shtëpinë e famshme.

    Megjithatë, Xhuli ka pritur që të marrë sinjale nga ai për të kuptuar nëse ende po e pret apo ajo të vazhdojë njohje të reja në shtëpi.

    Kjo situatë ka revoltuar Atdhen, i cili e ka quajtur pabesi nga ana e Xhulit dhe ajo është dashur t’i tregonte.

    Xhuli në anën tjetër ka pohuar sërish se ka hyrë ‘single’ dhe do të dëshironte të vazhdonte njohjen me Atdhen.

    OP-ED
    Nga Rubrika
    Showbiz
    02 May 2024

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark