×
  • Showbiz
  • Show

    Xhuli e thotë sërish se para Big Brother ka qenë në lidhje me Noizyn

    Insajderi
    07 October 2023 - 16:23
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ish konkurrenja e Big Brother VIP Kosova, Xhuliana Nura ka zbuluar se ka qenë në lidhje me reperin Noizy para se të hynte në BBVK.

    Modelja ishte në një live së bashku me Cllevion në TikTok.

    Ajo tha se ishte me reperin çdo ditë.

    Për herë të parë po e them këtu që ishim të lidhur, jo njohje e sipër, por ishim të lidhur sepse unë isha çdo ditë me të thuajse”, u shpreh ajo.

    Tutje, Xhuli tha se nuk mund ta priste një mashkull që nuk e din se çfarë do nga jeta.

    Ai nuk më dërgoi asnjë mesazh që po më pret jashtë dhe unë vazhdova jetën time, dhe ai prapë me jetën e vetë. U rikthye prapë me ish-in. Rigelsi e di shumë mirë kontratën tonë, çfarë i kam thënë dhe nuk e mbajti. Unë e vazhdova. Përse të pres unë një mashkull që nuk e di se çfarë do nga jeta dhe unë e di çka dua nga jeta. Jo, Jo. Unë i lë mbrapa këta çuna”.

    Ndërsa, Noizy hodhi poshtë këto deklarata të Xhulit, duke thënë se nuk ka pasur asnjëherë romancë me të.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark