×
  • Showbiz
  • Show

    Xhuli i reagon ashpër Ilir Shaqirit: Njeri negativ me shaka seksiste

    Insajderi
    07 December 2023 - 12:43
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Modelja Juliana Nura u eleminua nga spektakli “Dancing with the Stars Albania”. Ajo është shprehur e zhgënjyer për vendimet e jurisë dhe veçanërisht me Ilir Shaqirin.

    Së fundmi, në një interviste të dhënë në emisionin “Pardon my french”, Juliana tha: Gjithë publiku është zhgënjyer nga dalja jonë, por kjo ishte zgjedhja e jurisë. Kam qenë shumë e zhgënjyer dhe e tronditur gjatë këtyre tri-katër ditëve që kanë kaluar; vërtet nuk e prisja. Ishim këtu për të fituar.

    Ajo tha se ndihej e shokuar nga mënyra se si juria, dhe në veçanti Ilir Shaqiri, e kishin vlerësuar performancën e saj, ndërsa e akuzoi atë për atmosferë toksike dhe negative.

    Tutje, Juli tha se nuk pendohet për deklaratat e saj të mëparshme.

    “Jo, asnjëherë! Unë jam personi që kur diçka e them, qëndroj pas fjalëve të mia dhe nuk flas pa pasur baza. Edhe tani e përsëris, Iliri më duket shumë negativ dhe nuk më pëlqejnë ‘sex jokes’ [shakatë seksiste] që bën”.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark