×
  • Sport
  • Sport

    Yjet shqiptare të futbollit me urime speciale për Ditën e Flamurit

    Insajderi
    28 November 2024 - 14:15
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Yjet shqiptare të futbollit e kanë sot një ditë të veçantë.

    Ata i kanë shfrytëzuar rrjetet sociale për të bërë urime për 28 Nëntorin, Ditën e Flamurit.

    Granit Xhaka, Edon Zhegrova, Vedat Muriqi e yje të tjerë e kujtuan ditën më të madhe të shqiptarëve përmes urimeve speciale.

    “Sot e festojmë lirinë dhe identitetin tonë. Gëzuar 28 Nëntorin, shqiptarë të dashur!”, shkruan ylli shqiptar i Kombëtares së Zvicrës, i cili nuk e harron asnjëherë prejardhjen e tij.

    Ai e përcolli këtë urim me një fotografi duke e bërë shqiponjën në atë ndeshjen e famshme dhe me siguri më specialen në karrierën e tij kundër Serbisë.

    “Urime 28 Nëntori”, shkroi ylli i Lillet, teksa këtë përshkrim e përcolli me një fotografi me një fans të tij.

    “Urime 28 Nëntori, Dita e Flamurit”, shkroi sulmuesi i Mallorcës në shqip dhe në turqisht.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark