×
  • Sport
  • Sport

    Ylber Ramadani drejt transferimit në Serie A!?

    Insajderi
    03 July 2023 - 12:13
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Ylber Ramadani pritet të bëjë hapin e madh në karrierë teksa është shumë pranë kalimit në Serie A. Skuadra e Lecce është shumë e interesuar për mesfushorin e Kombëtares shqiptare dhe po negociojnë me ekipin e Aberdeen për çmimin e kartonit, raporton Arlind Sadiku.

    27-vjeçari ka shkëlqyer me skocezët në sezonet e fundit duke u kthyer në një “digë” përpara mbrojtjes. Performancat e mira mund t’i garantojnë atij të luajë në një nga 5 kampionatet më të forta të botës.

    Një rrugëtim i ngjashëm me atë të Amir Rrahmanit i cili gjithashtu shpërtheu te Partizani në Superiore e më pas gradualisht shkoi në majën e futbollit te Napoli. Pritet me mjaft interes se si do të përfundojnë bisedimet mes dy klubeve teksa dëshira e lojtarit është mëse e qartë: Ai do me çdo kusht Italinë!

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark