Max Allegri do të ketë një tjetër lojtar në dispozicion për supërsfidën e kësaj jave kundër Milanit. Mesfushori nga Uellsi, Aaron Ramsey është shëruar nga Covid-19 dhe ka rezultuar negativ në tamponin e fundit të kryer.
Lajmin e ka bërë të ditur vetë klubi i “Zonjës së Vjetër”. Juventusi postoi një deklaratë në faqen e saj zyrtare ku thuhej ndër të tjera se Ramsey ka dalë nga izolimi.
“Aaron Ramsey kreu kontrollet e zakonshme duke bërë një tampon për Covid-19. Testi rezultoi negativ. Lojtari është shëruar dhe nuk do t’i nënshtrohet më regjimit të izolimit”, thuhej në komunikatën e Juventusit.