×
  • Sport
  • Sport / Insporti

    Ylli i Kombëtares sot nis stërvitjet me klubin e njohur skocez

    Insajderi
    11 July 2022 - 14:15
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Futbollisti shqiptar, Ylber Ramadani, ka hënën ka nisur epokë të rëndësishme për karrierën e tij. Ramadani i është bashkuar në stërvitje ekipit skocez, Aberdeen.

    Ramadani 26-vjeçar, luan në pozitën e mesfushorit defanziv. Është reprezentues i Shqipërisë për të cilën i ka luajtur 15 ndeshje deri më tani dhe ka shënuar një gol.

    Së fundi Ramadani ishte te skuadra hungareze MTK Budapest. Luajti edhe te Vejle në Danimarkë, nga viti 2017 e deri në vitin 2021.

    Në Shqipëri luajti te Partizani i Tiranës, ndërsa në Kosovë ishte te Ferizaj, Prishtina e Drita. Ai ka luajtur për të rinjtë e Kosovës e më pas kaloi te U21 e Shqipërisë.

    Prej vitit 2018 ftohet te Shqipëria A. Tifozët e Aberdeenit, përmes komenteve, kanë bërë të qartë se pritjet e tyre janë të mëdha nga futbollisti kosovar.

    Edicionin e kaluar Aberdeeni përfundoi në pozitën e dhjetë të kampionatit skocez, prej 12 skuadra sa janë gjithsej.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark