Karim Benzema ka disa arsye për të qenë i mërzitur sot. Real Madrid nuk fitoi dot me Elche, ndërkohë që sulmuesi humbi mundësinë të shënonte gol me penallti.
Sulmuesi francez pas ndeshjes ka marrë një tjetër lajm jo të mirë, pasi gjatë kohës së ndeshjes hajdutët i kanë hyrë në shtëpi.
Benzema në ato momente nuk ka pasur asnjë person në shtëpi dhe hajdutët kanë kryer misionin e tyre. Për momentin nuk ka informacion se çfarë kanë vjedhur dhe sa është dëmi i bërë.