×
  • Lajme
  • Insajderi

    Ymeri: Nuk mund të dalim nga kjo situatë pa arritë një marrëveshje me bisedime

    Insajderi
    23 September 2022 - 11:50
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Përfaqësues të Sidikatës së Arsimit dhe zyrtarët qeveritar edhe sot janë përballur me njëri tjetrin në mbledhjen e komisionit për arsim në Kuvendin e Kosovës. Veçse në vend të Rrahman Jasharit, aty si përfaqësues i grevistëve ishte Ymer Ymeri.

    Ymer Ymeri nga Sindikata e Bashkuar e Arsimit, gjatë mbledhjes së komisionin për arsim, përballë ministrit të Financave Hekuran Murati dhe minsitres së Arsimit Arbërie Nagavci, ka thënë se nga kjo situatë mund të dilet vetëm me arritjen e një marrëveshje që del nga bisedimet dy palëshe, shkruan Insajderi.

    Ymeri ka garantuar se sindikatat kanë vullnet për të dalë nga kjo situatë, nëse merren seriozisht kërkesat e tyre.

    “Nëse kishim komunikuar drejt dhe shpejtë kishim dalë më shpejtë nga kjo situatë. Nuk mund të dalim nga kjo situatë pa arrit një marrëveshje me bisedime. Asnjëherë nuk kemi mohuar të arriturat, kërkesat tona janë të përbashkëta gjithë sindikatat, është çështje që me një buxhet simbolik ndoshta mund ta kalojmë këtë”, ka thënë Ymeri.

    Në takimin e komisionit për arsim me përfaqësuesit nga qeveria dhe ata nga SBAShK-u nuk po merr pjesë kreu i sindikatës Rrahman Jasharaj.

    Ministrja e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Arbërie Nagavci ka kërkuar nga SBAShK-u që shkollat të hapen dhe të vazhdojë dialogu social.

    “Ne kemi pasur takime me SBAShK-un gjatë muajve të verës kur na kanë njoftuar që do të kërkojnë shtesën orej 100 euro, ne kemi këkruar që të mos vijnë me një kërkesë të tillë që të pamundësoj realizimin e saj. Jam e bindur se qëllimet i kemi të përmirësojmë rezultatet në arsim dhe pozitën e mësimdhënësve.

    “Kerkesa ime e vetme dhe lutja ime që e kam bërë në vazhdimësi për SBAShK-un ka qenë që të mos e mohojnë të drejtën e fëmijeve për arsim, u jam lutur shumë të hapen shkollat, të vazhdojmë diskutimin sepse jemi të interesuar të përmirësohmë gjithçka në fushën e arsimit”, ka thënë Nagavci.

    Ajo më tej tha se ka kërkuar si ministre që mësimdhënësit të ofrojnë mësimin për fëmijët, ndëkohë që vazhdon dialogu social.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark