Young Boys ka shënuar fitore të madhe 2-1 kundër gjigantit anglez, Manchester Unitedit.
Ndeshja e luajtur në Zvicër i ka takuar vendasve që siguruan fitoren tek në sekondat e fundit të ndeshjes.
Cristiano Ronaldo ishte lojtari më i vlerësuar te mysafirët nga sajti prestigjioz i vlerësimeve “Whoscored.com”.
Asi portugez u vlerësua 7.3, ndërsa “figura tragjike” i takimit ishte Lingard që bëri gabimin trashanik në fund të ndeshjes që i kushtoi me gol Unitedit.
Lojtari më i vlerësuar në fushë ishte Ngamaleu që i siguroi pikët maksimale kampionëve të Zvicrës.