×
  • Lajme
  • Botë
  • Lajme / Botë

    Youtube, Facebook dhe Twitter bëhen bashkë kundër Trump – Ia largojnë videon me deklarata të rrejshme

    Insajderi
    07 January 2021 - 15:20
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Facebook-u ka hequr një video të shkurt të presidentit Donald Trump në të cilën ai nxit përkrahësit e ti që hyn brenda në “Capital Hill” gjatë të mërkurës, që të shkojë në shtëpi, derisa vazhdonte të përsëriste akuzat e pabaza në lidhje me integritetin e zgjedhjeve presidenciale.

    Po ashtu edhe platforma tjetër Youtube ka hequr videon e Trump, me anë të cilës siç thuhet ai shpërndan deklarata të rreme në lidhje me zgjedhjet.

    Mirëpo një kopje e videos ishte e lehtë të gjendej gjatë të mërkurës në mbrëmje.

    Guy Rosen, zëvendpresident i Facebook-ut për integritet, ka thënë në Twitter, se  video është hequr pse “kontribuon në përhapjen e dhunës”.

    Në ndërkohë Twitter, nuk e ka hequr videon, por ua ka pamundësuar njerëzve që të mund të bëjnë retweet ose të komentojnë në të.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark