×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    “Z” simboli që shënon mbështetje për pushtimin rus të Ukrainës vendoset në Veri

    Insajderi
    12 December 2022 - 13:37
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Situata në veri sot duket të jetë e qetë, ndonëse barrikadat akoma vazhdojnë të qëndrojnë.

    Nacionale sot ka marrë pamje nga veriu i vendit teksa shihet se në disa lagje atje, ka prezentë pjesëtarë të Policisë së Kosovës, mirëpo situata është e qetë.

    Në fotografitë e shkrepura, në Rudarë të Zveçanit është parë simboli “Z”, i cili është përdorur dhe karakterion agresionin rus në Ukrainë. Ky simbol është bërë në një prej objekteve që gjendet atje.

    Kujtojmë se simboli “Z” është vendosur në mure, tanke, bluza e shume vende të tjera, si shënjë për të treguar luftën e Rusisë në Ukrainë.

    Shkronja ‘Z’ ishte bërë një simbol që shënon mbështetje për pushtimin barbar rus të Ukrainës, njëlloj siç ishte svastika e nazistëve.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark