Kandidati për deputet nga Nisma për Kosovën, Zafir Berisha, i ka reaguar ashpër Sokol Bashotës lidhur me rreshtimin e tij mbrapa Enver Hoxhajt, kandidatit për kryeministër nga radhët e PDK-ës, të cilin ai e ka quajtur “azilant”, shkruan Insajderi.
Berisha po ashtu është shprehur se në kohën kur ai së bashku me Sokolin mbronin 85,000 qytetarë në Malet e Berishës nga gjenocidin serb, Hoxhaj bënte sehire nga Austria, ku shkollohej me bursa të dyshimta.
Shkrimi i plotë pa ndërhyrje:
Sokol Bashotës i paska humbur rruga në oborrë si shumë të tjerëve!!! Ai dhe shumë lufëtetarë të UÇK-së, ka pasur kuptim me qenë në PDK kur Hashimi dhe Kadria e kanë udhëhequr atë, ama me u rreshtuar pas “azilantit” Enver Hoxhaj dhe me u thirrë në vlerat e UÇK-së, është hipokrizi. Kur ne së bashku me Sokolin dhe shumë lufëtetarë të UÇK-së luftonim për liri a vdekje dhe Fatmir Limaj me bashkëlufëtetar mbronin 85,000 qytetar në Malet e Berishës nga gjenogjidi serbo-sllavë që ndodhte kudo nëper Kosovë, shefi i ri i Sokolit bënte “sehir” nga Austria ku shkollohej me bursa të dyshimta dhe bënte thirrje në mediat austriake me aktivistët serb për ndaljen e sulmeve të Nato-s kundër Serbis…!#MeÇlirimtarët për mbrojtje të vlerave kombëtare të cilat po nëpërkëmben në emër të “rimbëkëmje” dhe qëllimisht po lihen në rend të dytë.Zafa