×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    “Zajednica” në ardhje, çuditë heshtja e radikalit Hysamedin Feraj

    Insajderi
    27 February 2023 - 10:38
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një heshtja e pakuptueshme është duke mbizotëruar nga këshilltari më i famshëm i kryeministrit, Albin Kurt. Radikali Hysamedin Feraj ka 13 ditë që nuk ka reaguar për ndonjë zhvillim. Deri në këto momente, Feraj ska reaguar as për “Zajednicën” në ardhje.

    Feraj se ka thënë asnjë fjalë për takimin që sot kryeministri, Albin Kurti pritet ta zhvillojë me presidentin e Serbisë, Aleksander Vuçiq.

    Shkrimi i fundit që Feraj ka publikuar në llogarinë e tij në Facebook, është një fjalim i kryeministrit Kurti për 53-vjetorit të themelimit të Universitetit të Prishtinës, i cili mbanë datën 15 shkurt.

    Për Zajednicën në ardhje, për herë të fundit radikali Feraj shkroi me datë 28 janar. Duke thënë se “Së paku në mediet sociale janë shtuar thirrje për protestë të shqiptare”.

    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, do të zhvillojnë takim të nivelit të lartë të hënën në Bruksel, nën ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian.

    Përfaqësuesi i lartë i Bashkimit Evropian për Punë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell, sipas informacioneve të para, pritet të takohet me kryeministrin Albin Kurti në orën 15:00, ndërsa në orën 16:15, Borrell do ta takojët presidentin Vuçiq.

    Pas takimeve të ndara, në orën 17:15, Josep Borrell do të zhvillojë takim të përbashkët me kryeministrin Albin Kurti dhe presidentin serb, Aleksandar Vuçiq.

    Fokusi takimeve do të jetë mbi propozimin e Bashkimit Evropian për normalizim të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

    /GazetaInsajderi

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark