×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    “Zajednica nuk kaloi me Kurtin në opozitë – për të kaluar ajo, Kurti duhej të vinte në pushtet”

    Insajderi
    20 March 2023 - 14:44
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Anëtari i Kryesisë së Lidhjes Demokratikë të Kosovës (LDK), Muhamet Hamiti, në prononcim për Insajderin ka komentuar pajtueshmërinë e arritur mes kryeministrit, Albin Kurti e presidentin serb, Aleksandër Vuçiq të shtunën në Ohër. Sipas tij në qendër të marrëveshjes ishte çështja e Asociacionit.

    Hamiti e ka cilësuar si marrëveshje të keqe për Kosovën teksa se ishte pikërisht Kurti që insistonte ta nënshkruante.

    Rezultati kryesor i takimit të kryeministrit Kurti me presidentin e Serbisë më 18 mars në Ohër, me zotimet që janë marrë atë ditë, në vazhdën e takimit të tyre 27 të shkurtit në Bruksel, që përkthehen ndërlidhtas si marrëveshje bazë për rrugën për normalizim të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, është marrëveshje e keqe për Kosovën për fajin e kësaj Qeverie”, ka thënë ai për Insajderin.

    Anëtari i Lidhjes Demokratike ia rikujtojë është njëherë Kurtit “luftën” që kishte bërë për të kundërshtuar ‘Zajednicën’.

    Pse? Sepse, atë që Kurti e kundërshtoi me dhunë me vjet kur ishte në opozitë, madje duke flijuar edhe njerëz, atë që e kundërshtoi sa për sy e faqe, me fjalë, pa dhunë, edhe në dy vitet e para të qeverisjes, kryeministri i Kosovës e pranoi me të dy duart në paqe. E pranoi Asociacionin, madje një variant Plus të tij, me zotimin për ‘aranzhime adekuate’ për ‘vetëmenaxhim” të komunitetit serb në Kosovë, një soj autonomie. Domethanë jo Zajednicë, po Zajednicë Plus ka pranuar Kurti, po të duam t’i referohemi Asociacionit me kuptimin përkeqësues që i kishte dhënë vetë ky popullist, VV-ja e tij, dhe ushtria e lojalistëve të tyre, duke e shqiptuar kumbueshëm me emërtimin e tij në serbisht, Zajednicë”.

    Sipas tij, Kurtit iu deshtë të vinte në pushtet për ta pranuar marrëveshjen për Asociacionin.

    Domethanë, Zajednica nuk kaloi me Kurtin në opozitë, sepse për të kaluar ajo, Albin Kurti duhej të vinte në pushtet”.

    “Asociacioni, plus ishte qendër të marrëveshjes së të shtunës më Ohër që ngulmoi ta nënshkruante Kurti, po nuk pranoi ta nënshkruante Vuçiqi. Jo pse është e mirë për Kosovën, natyrisht. Po sepse Serbia nuk e pranon Kosovën dhe e lë të hapur mundësinë të nxjerrë koncesione të tjera prej një Qeverie si kjo e jona që fjalët i ka në shpërputhje të plotë me veprimin”, tha ai.

    Hamiti thotë se Kurti dhe qeveria e tij ka pësuar debakël në Ohër.

    Njohja e Asociacionit Plus nga Kosova, zotimi për ta zbatuar, jo njohja e Kosovës nga Serbia – ky është suksesi i Kurtit dhe debakli i Kosovës në Ohër”.

    Tutje, ai përmend për dëmet që pasojnë pas marrëveshjes së 18 marsit.

    Kosova do t’i vuajë gjatë ‘sukseset’ e Albin Kurtit në dialogun me Serbinë, disa prej të cilëve, pos Asociacionit Plus, janë pranimi se statusi i Kosovës nuk paragjykohet, një status më i përparuar për Kishën Ortodokse Serbe në Kosovë, lehtësimi i procesit integrues të Serbisë në BE pa e njohur Kosovën”, ka thënë Hamiti për Insajderin.

    Theksojmë se Kosova dhe Serbia të shtunën në mbrëmje janë pajtuar mbi aneksin e zbatimit të Planit evropian, i cili do të jetë i obliguar për të dyja palët në momentin e publikimit të tij. Kështu ka thënë përfaqësuesi i lartë i Bashkimit Evropian, Josep Borrell në një deklaratë për media, pas dialogut disa orësh në mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, nën ndërmjetësimin e BE-së, në Ohër të Maqedonisë së Veriut.

    Ndërsa, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka thënë se kanë arritur pajtim publik me Serbinë për zbatimin e aneksit të marrëveshjes së propozuar nga Bashkimi Evropian.

    Mirëpo, ai ka thënë se Serbia serish nuk e ka nënshkruar të njëjtin. Sipas tij, i takon BE-së tani që të gjejë mekanizma për të detyruar Serbinë të firmosë ujdinë.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark