×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    “Zajednica nuk kalon, e lëshoj bajrakun”, Tahiri kritikon Kurtin

    Insajderi
    03 November 2023 - 13:23
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri, në seancën e sotme të kuvendit ka kritikuar kryeministrin Albin Kurti për mungesë të transparences në dialogun me Serbinë.

    Tahiri gjatë fjalimit të tij tha se kjo situatë shkon në favor të Serbisë.

    Është për keqardhje që përmes raportimit të vonuar po mësojmë për gjëra që më dashje apo pa dashje Kurti po i bën favor Vuçiqit, duke mos i publikuar detajet e dialogut. Një qasje e tillë e papërgjegjshme nuk do të duhej të kishte kryeministri”, tha ai.

    Tahiri tha se ndërkombëtarët po vendosin sanksione ndaj Kosovës për shkak të eksperimenteve që po bën Kurti.

    Zajednica nuk kalon, zajednica nuk kalon, e lëshoj bajrakun”, tha tutje Tahiri.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark