×
  • Showbiz
  • Show

    Zarf i zi në “BBV”, banorët bëjnë fajtor Luizin

    Insajderi
    24 January 2023 - 21:27
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Një zarf i zi ka mbërritur mbrëmjen e sotme në “Big Brother Vip” dhe menjëherë banorët kanë nisur diskutimet se për çfarë bëhet fjalë.

    Kristi, Diola dhe Olta folën me bindje se zarfi është një dënim për Luizin.

    Biseda:

    Kristi: Mos e sulmo fare.

    Diola: Jo, po unë s’kam nivelin e tij, një doktor i shkencave nuk merret me Luizin. Po përdor titullin se më duhet ta përdor titullin.

    Kristi: Sot ai do dali bllof, po bllof. S’ka dalë ndonjëherë kaq bllof. Ose do dali ky personi (Luizi) ose do të dalë i nominuar.

    Olta: Unë them që për Luizin duhet të jetë.

    Një deklaratë e Krist Aliajt për Kiara Titon, po bën jo pak bujë në rrjet. Në një diskutim me Kiarën dhe Luizin, Kristi u shpreh se nëse do të donte do ta kishte bërë Kiarën për vete.

    “Po ta doja Kiarën e kisha kap me kohë”- tha Kristi, deklaratë e cila u pasua menjëherë nga një reagim nga Kiara, por Luizi qëndroi më i tërhequr.

    Por gjatë ditës së sotme ka nisur një debat mes këtij të fundit dhe Kristit, ku nuk mungoi përfshirja e banorëve të tjerë.

    U tregove shumë burracak. Nuk je djalë që të dalin fjalët pa kontrolluar. Unë nuk e kam as dashnore, as nuk dua të kaloj kohën me të, por ti nëse do të ishim jashtë do të ishe “lajm i fundit”, sepse jemi VIP-a. Nuk e ka bërë që t’i bëjë diçka Kiarës, për fyerjen është puna e asaj, përgjigjet vetë. E keni përdorur ju të tjerët Kiarën që të më bëni diçka? Më shikon në sy mua dhe e thotë atë fjalë. I tregoj unë atij (Kristit) se si kapet”- tha Luizi.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark