×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Zbardhen veprimet e çuditshme të Latifit- Fliste me Sadri Ramabajen për gjendjen në shëndetësi

    Insajderi
    06 October 2022 - 21:45
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Në vlugun e kritikave për ikjën e mjekeve e keqmenaxhimit në shëndetësi, Latifi nuk kishte kohë që të takohej me profesionistët. Por, gjente kohë që ta takonte analist, Sadri Ramabajen, i cili vlerësohet se nuk di asgjë për sektorin e shendetësisë. Kuptohet, përveç vendndodhjës së QKUK’së, një informacion që e kanë të gjithë qytetarët e Kosovës.

    Ramabaja në T7 ka treguar se Latifi u detyrua të shkojë vetë e t’i shikojë gjendjet nëpër klinikat e QKUK’së, pasi thotë se mori raporte dezinformuese nga drejtorët e klinikave.

    Ai vazhdoi se Latifi ka gjetur barna të fshehura e me afate të skaduara nëpër podrumet e klinikave.

    “Latifi më ka thënë shprehimisht në biseda shoqërorë: Kam pasur rregullisht raporte dezinformata për gjendjet në klinika dhe është detyruar të shkojë atje dhe të ndërhyjë dhe gjen barna të fshehura, gjen medikamente të skaduara që ishin nëpër ato podrume. Ai ka pa skandale të mjaftueshme, por vetëm pasi ka marrë sinjale prej qytetarëve, por jo prej drejtorëve”, tha Ramabaja.

    Kam përshtypjen që doktor Latifi nuk ka komunikuar sa duhet e si duhet me Komitetin, këtu ndoshta është arsyeja themelore që nuk ka funksionuar si duhet”, shtoi ai tutje.

    Ndërkohë që analisti, Sadri Ramabaja, njihet për përkrahjen e tij ndaj VV-së, i cili vazhdon që jo vetëm në studiot televizive ta lavdërojë kryeministrin Albin Kurtin por edhe përmes postimeve të tij në Facebook.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark