×
  • Biznes
  • Biznes / Biznes

    Zbriten çmimet e ushqimeve për Ramazan

    Insajderi
    27 May 2017 - 16:39
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ramazani është muaj i sakrificës dhe i përkushtimit në forcimin e besimit. Por rolin e qytetarit të kujdesshëm korporativ e ka marrë i pari zingjiri i njohur i marketeve në treg – Meridian Express.

    Gjatë këtij muaji çdo qytetar i besimit islam i cili agjëron, ia privon vetes ushqimin dhe pijet nga fillimi i lindjes së diellit deri në perëndim. Por agjërimi nuk është vetëm heqja dorë nga ushqimet dhe pijet e ndryshme. Ky muaj i shenjtë duhet të përcillet nga toleranca dhe solidariteti.

    Për të qenë sa më solidarë, disa markete për këtë muaj do të fillojnë se ofruari produkte me çmime më të ulëta për sofrën e konsumatorëve.

    Ndër ta është rrejti i marketeve Meridian Express që tashmë për konsumatorët e sajë ka bërë oferta me çmime më të lira për produktet ushqyes dhe ushqimet e gatshme. Ky rrjet i dyqaneve që gjendet në çdo lagje ka bërë edhe oferta të tilla si blej dy pica marr falas Coca Cola 1.25 litër, dy pula të pjekura për vetëm 6.99 euro, për ata që blejnë dy bukë të tretën falas, perimet me çmime shumë më të lira e shumë produkte të tjera ushqimore.

    “Urojmë që muaji i Ramazanit të gjejë familjet tona në harmoni, mirëqenie, lumturi dhe dashuri. Për këtë edhe ne kemi vendosur të ofrojmë produkte me çmime shumë më atraktive dhe të volitshme për konsumatorët tanë, e në veçanti agjëruesit për të cilët do të kujdesemi që kohën e iftarit të ofrojmë ushqime të freskëta dhe të larmishme me çmime dhe oferta shumë të favorshme”, thotë Yllka Mustafa, menaxhere e marketingut në Meridian Express.  

    Sipas Mustafës, qëllimi i Meridian Express është që secilit muaj të vitit konsumatorët të blejnë ushqimet më cilësore për  çmimet më të përballueshme në treg, mirëpo posaçërisht gjatë muajit të Ramazanit, kujdes të veçantë i kushtohet shportës me ushqimet kryesore (pemët, perimet, mishi dhe pijet) dhe produkteve përcjellëse, në mënyrë që blerësit ta shijojnë tërë muajin e Ramazanit me ushqimet që janë të domosdoshme për tryeza, në kohën e iftarit dhe syfyrit.

    OP-ED
    Nga Rubrika
    Biznes
    21 November 2024

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark