×
Show / Fashion

Zbulim i madh: NASA gjen planetin i cili mund të jetë shtëpia jonë e re

Insajderi
02 August 2019 - 12:22
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

NASA e ka emëruar planetin me “GJ357d”, mirëpo hulumtuesit ia kanë shtuar nofkën Super Toka për shkak të supozimit se në të mbretërojnë kushtet si në Tokë, vetëm se është shumë më i madh se planeti ynë.

“Jemi shumë të emocionuar  sepse mendojmë se kjo është super Toka e parë e afërt në të cilën njerëzit mund të jetojnë”, ka pretenduar Lisa Kaltenegger, udhëheqësja e këtij hulumtimi.

“Për shkak të atmosferës së dendur të planetit “GJ357j” mund të përmbajë ujë në sipërfaqen e tij, si në Tokë dhe shpresojmë se në xhirimet e ardhshme do të arrijmë të shënojmë edhe shenjat e jetës”, ka shtuar Kaltenegger.

Diana Kossakowski, e cila është koautor i punimit të posaçëm nga fusha e astronomisë dhe astrofizikës, konsideron se planeti i porsazbuluar gjendet në orbitën e jashtëm rreth yllit të tij dhe se deri te ai depërton energjia përafërsisht e njëjtë siç depërton nga Dielli në Mars.

“Nëse planeti ka atmosferë të dendur, gjë që do të konstatohet me hulumtimet e ardhshme, mund të përmbajë nxehtësi të mjaftueshme në mënyrë që të nxehet dhe të mundësojë që në sipërfaqen e tij të ketë ujë rrjedhëse”, pretendon Kossakowski.

Shkencëtarët konsiderojnë se “GJ357d” i ka kushtet e përsosura për jetesë në të./Insajderi.com.

OP-ED
Nga Rubrika

© 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Impressum

Kontakt

Trademark