Sipas një hulumtimi të bërë në vitin 1979 me rreth 269 foshnje të moshës mes 2 ditë dhe 18 vjeç, dhe 179 të rritur të moshës 18-50 vjeç ka rezultuar se të rrituri i mbyllin sytë 10-15 herë në minutë, kurse fëmijët 1-2 herë në minutë.
Askush nuk e di pse ndodh kjo, por janë disa hipoteza mbi këtë çështje.
Hipoteza e parë është se fëmijët e vegjël kanë nevojë për më pak lubrifikim
Ideja prapa kësaj është se fëmijët kanë sy më të vegjël dhe flenë më shumë se të rriturit, për këtë arsye sytë e tyre kërkojnë më pak lubrifikim.
Hipoteza e dytë është se foshnjat janë shumë të interesuara për të parë për atë arsye nuk mbyllin sytë.
Teoria e radhës tregon se foshnjat janë të pamësuara me ambientin e ri që i rrethon dhe mundohet të observojnë sa ë shumë që munden.
Ata fokusohen në gjithçka dhe truri i tyre funksionon pa ndalur për të marrë tërë këtë informacion./Insajderi.com