Trajneri Carlo Ancelotti do të jetë në krye të Real Madridit edhe pas përfundimit të edicionit aktual.
“Marca” ka njoftuar të enjten se Ancelotti së shpejti do të firmosë kontratë të re me skuadrën spanjolle, e cila do të zyrtarizohet muajin e ardhshëm.
Thuhet se presidenti i Realit, Florentino Perez është tejet i kënaqur me punën e Ancelottit, të cilit tashmë ia ka ofruar kontratën e re. Ancelotti do të firmosë kontratë të re dyvjeçare dhe do të jetë trajner i Realit deri në verën e vitit 2026.
Tekniku italian u rikthye te Real Madridi në verën e vitit 2021, ndërsa kontrata aktuale i skadon në fund të këtij edicioni.