×
  • Sport
  • Sport

    Zbulohen dy arsyet pse Xavi vendosi të rishqyrtojë vendimin e tij për të qëndruar te Barcelona

    Insajderi
    23 April 2024 - 14:24
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Trajneri aktual i Barcelonës, Xavi Hernandez, i cili ka edhe një vit të mbetur nga kontrata e tij me klubin nga Camp Nou, po shqyrton mundësinë e rishqyrtimit të vendimit të tij për t’u larguar nga bankina në fund të sezonit.

    Në fillim të vitit, Xavi në mënyrë sensacionale njoftoi se do të largohej nga klubi në fund të sezonit, por së fundmi u shfaqën informacione se trajneri beson se mund të vazhdojë punën e tij sepse ndjeu mbështetjen e drejtuesve të klubit.

    Ish-reprezentuesi spanjoll ka një marrëdhënie shumë të mirë me drejtorin sportiv Deco, presidentin Joan Laporta dhe nënpresidentin Rafa Yust dhe thuhet se ka mundësi që të vazhdojë të kryejë funksionin e trajnerit të Barcelonës.

    Të tre i shprehën mbështetjen, njëlloj si futbollistët e rëndësishëm të skuadrës, dhe i përcollën dëshirën për të qëndruar në stol, gjë që mund të ndodhë përfundimisht.

    Megjithatë, Xavi e di se skuadra ka nevojë për ndryshime dhe disa përforcime, kështu që drejtuesit e klubit po punojnë për këtë dhe planifikojnë të sjellin Guido Rodriguez, të cilit kontrata nga Real Betisi i skadon në verë, si dhe Dani Olmo, me të cilin Deco ka mbajtur tashmë disa biseda.

    Po ashtu, Xavi dëshiron të kthehet në Camp Nou dhe të drejtojë Barcelonën në stadiumin e ri dhe ky vendim pritet të bëhet në ditët në vijim.

    Ndryshe, specialisti 44-vjeçar mbërriti në Barcelonë në nëntor të vitit 2021 dhe fitoi një titull të La Ligas me katalunasit si dhe trofeun e Superkupës së Spanjës. /Telegrafi/

    OP-ED
    Nga Rubrika
    Insporti
    25 November 2024

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark