×
  • Sport
  • Sport / Insporti

    Zbulohen nofkat e Cristiano Ronaldos/ Ja përse e quajnë “El Bicho”

    Insajderi
    06 July 2022 - 10:05
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    ristiano Ronaldo pa dyshim është njëri prej futbollistëve më të mirë në histori të futbollit.

    Ai madje nga disa tifozë konsiderohet edhe si “GOAT” (Më i madhi i të gjitha kohëve).

    Por, 37 vjeçari i ka edhe disa pseudonime apo nofka, të cilat i janë vendosur ndër vite.

    Ai ka luajtur me sukses në katër shtete të ndryshme, në Portugali, në Spanjë, në Itali dhe në Angli, ndërsa në Spanjë i kaloi vitet më të mira të karrierës me Real Madridin, ku e quanin “El Bicho”.

    Pra, çka do të thotë kjo nofkë dhe përse e quajtën ashtu portugezin?

    Ronaldo iu sillte adrenalinë dhe eufori komentatorëve spanjollë me paraqitjet dhe me golat e tij sa luajti në Madrid.

    Në një ndeshje, komentatori spanjoll Manolo Lama e përdori termin “El Bicho” në një radio komentim të një ndeshjeje të La Ligas.

    “El Bicho” në spanjisht i bie dikush që mund t’i frikësojë dhe gllabërojë mbrojtësit kundërshtarë.

    Dhe, ky pseudonim erdhi falë fizikusit, fuqisë dhe lidershipit të “CR7”, i cili i dominonte lojtarët kundërshtarë.

    Ronaldo i kishte kaluar 10 vjet në Spanjë, ku i kishte realizuar 451 gola në 438 ndeshje në të gjitha garat, me një mesatare të jashtëzakonshme prej më shumë se një goli për ndeshje.

    Ai e fitoi katër herë Ligën e Kampionëve dhe po aq herë edhe Topin e Artë në “Santiago Bernabeu”.

    Ndër të tjera, kishte thyer rekorde të shumta dhe ishte bërë golashënuesi më i mirë në histori të klubit.

    Ishte bërë po ashtu lojtari i parë në histori të madrilenëve që i shënon më shumë se 60 gola brenda një sezoni.

    Aftësitë e jashtëzakonshme për të dribluar dhe aftësitë për t’i përfunduar aksionet nga pozita të ndryshme dhe të vështira, e bënë atë njërin prej lojtarëve më të mirë në planet.

    Përpos “El Bicho”, futbollisti i Manchester Unitedit nga shumëkush quhet “CR7”,

    Por, familja dhe miqtë e afërt e thirrin edhe “Ronnie” apo “Cris”.

    Për nder të tij është ndërtuar një bust në vendlindjen e tij në Funchal të Madeiras, i quajtur “Museu CR7”.

    Jo shumëkush e di se galaksia e quajtur Cosmos Redshift 7 apo Galaxy CR7 është inspiruar nga Ronaldo.

    Ai po ashtu njihet edhe si Mr. Champions League pas rekordit të regjistruar në këtë garë, shkruan “Gazeta Express”.

    Ish-futbollisti i Sporting Lisbonës, Real Madridit dhe i Juventusit i ka shënuar 140 gola në Champions dhe e ka fituar pesë herë këtë trofe, 4 herë me Realin dhe 1 herë me Manchester Unitedin.

    E në sezonin 2021/22 me “Djajtë e Kuq” i realizoi 24 gola në të gjitha garat.

    Tash, ai është duke e kërkuar largimin nga “Olf Trafford”.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark