Ylli i Bayern Munichut dhe Polonisë, Lewandowski, u shpall futbollisti më i mirë i vitit nga FIFA të hënën për herë të dytë radhazi, duke kaluar përpara Messit dhe sulmuesit të Liverpool, Mohamed Salah.
Lewandowski mori 48 pikë pas të gjitha votave nga kapitenët e ekipit kombëtar, trajnerët, mediat dhe tifozët, ndërsa Messi doli i dyti me 44 dhe Salah mori 39 pikë.
Por, si votuan kapiteni i Kosovës, Samir Ujkani dhe trajneri Primoz Gliha?
Të dy Ujkani dhe Gliha e kanë votuar polakun, Lewandowski si lojtarin më të mirë, kurse kanë dalluar për vendin e dytë dhe të tretë, pasi Ujkani këto dy vende i ndau për Messin dhe Salah, ndërsa Gliha për Benzeman dhe Jorghinon.
Samir Ujkani: 1) Robert Lewandowski 2) Mohamed Salah 3) Lionel Messi
Primoz Gliha: 1) Robert Lewandowski 2) Karim Benzema 3) Jorginho.