×
  • Lajme
  • Insajderi

    Zbulohet arsyeja banale e “shpërthimit” në Beograd

    Insajderi
    22 November 2022 - 16:44
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Mediat serbe sot raportuan për disa shpërthime në Beograd.

    “Dhjetë shpërthime të mbytura tronditën sot gjithë Beogradin e Ri”, raportoi Telegrafi serb, duke nxitur një mori reagimesh.

    “Sot nuk ka pasur ndonjë shpërthim, dhe nuk kemi marrë informata as nga qytetarët se diçka e ngjashme ka ndodhur”, ka thënë për “Blicin” serb, Darko Glavash, sekretar i Mbrojtjes, përcjell Insajderi.

    Glavash ka theksuar se menjëherë pas raportimit në media për shpërthime ka kontaktuar MPB-në serbe, të cilët kanë thënë se zhurmat kanë ardhur për shkak të erës së fuqishme.

    “Në një kantier ka pasur zhurmë për shkak se ka rënë një llamarin dhe është dëgjuar në qendër të qytetit”.

    Tutje, ai iu bëri apel qytetarëve të bëjnë kujdes për shkak të erë së fortë.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark