Në mesin e përgjimeve audio, kanë dal në publik edhe fakte drithëruese mbi të cilat Viva Fresh Store realizon zbritjet e mëdha.
Në audio-incizimin e mëposhtëm mund të dëgjoni bisedën ndërmjet Menaxherit dhe një zyrtari të kompanisë, që sipas burimeve brenda biznesit është përgjegjës për ndërrimin e çmimeve.
https://youtube.com/watch?v=vNELDRWdjBc
Gjatë bisedës vërehet se si Menaxheri informon përgjegjësin e çmimeve për mundësinë e zbritjeve të mëdha të mërkurën dhe të enjten, duke e ftuar atë dhe rrethin e tij në Viva Fresh Store për të shfrytëzuar këtë mundësi pasi që dosti i tyre, duke iu referuar “shefit” nuk ndodhet në Kosovë.
https://youtube.com/watch?v=nx9DkfQBsdg
Pas shikimit të fakteve, vërehet qartazi se si përgjegjësi i çmimeve ka realizuar ulje të mëdha çmimesh deri në masën 90% pasi që sipas tij, SHEFI NUK O’ K’TU, dhe ai e ka realizuar dëshirat e konsumatorëve dhe porosinë e Menaxherit të tij.
Në pyetjen tonë drejtuar kompanisë, ata u përgjigjën shkurt duke thënë që papërgjegjësia e personave të publikuar në audio po arsyetohet nga klientela që po përgjigjet masivisht ndaj kësaj oferte!