Në një atmosferë brilante në kryeqytet, Drita ka përmbysur rezultatin ndaj finlandezëve të Inter Turkut dhe është kualifikuar në rrethin e dytë të eliminatoreve për Ligën e Konferencës.
Të besuarit e trajnerit Ardian Nuhiu triumfuan 3:0 në stadiumin “Fadil Vokrri”.
Në rundin e dytë eliminator, Drita do të ketë punë mjaft të vështirë.
Skuadra nga Anamorava do të përballet me belgët e Royal Antwerpit.
Drita dhe skuadra belge do të ndeshen më 21 korrik dhe pastaj ndeshja e kthimit pas një jave.
Ndeshja e parë do të luhet në Belgjikë, kurse ajo e kthimit në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.