×
  • Sport
  • Sport

    Zbulohet favoriti i ri për të fituar Topin e Artë 2024

    Insajderi
    26 April 2024 - 22:32
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Në vitin 2023, Lionel Messi e fitoi Topin e Artë për të tetën herë që ishte një rekord. 36-vjeçari e mori çmimin pas një sezoni të paharrueshëm, në të cilin më në fund e fitoi Kupën e Botës me Argjentinën.

    Erling Haaland përfundoi i dytë në këtë garë, por nuk ishte në gjendje ta fitonte këtë çmim, përkundër faktit që kishte fituar tripletën me Manchester Cityn sezonin e kaluar.

    Në moshën 36-vjeçare dhe tani duke luajtur në MLS tek Inter Miami, duket se Messi nuk do të jetë në gjendje që ta shtojë edhe një tjetër Top të Artë në koleksionin e tij.

    Kështu që për herë të parë pas shumë viteve, duket e pashmangshme se gara për këtë çmim është e hapur, dhe secili prej top yjeve të futbollit evropian, ka gjasat e tij për ta fituar Topin e Artë

    Në të kaluarën, ky çmim ishte dhuruar varësisht nga performancat e futbollistëve përgjatë një viti kalendarik, por kësaj radhe për herë të dytë në histori të ndarjes së çmimit, votimet janë të bazuara në rezultatet e sezonit, që do të thotë në 2023.  Messi nisi kampanjën e tij më 1 gusht 2022 dhe e përfundoi më 31 korrik 2023.

    Një artikull i ri tashmë ka listuar 15 kandidatët e mundshëm për të fituar Topin e Artë 2024, bazuar se si kanë performuar deri në këtë pikë të seoznit 2023/2024.

    OP-ED
    Nga Rubrika
    Insporti
    25 November 2024

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark