Ka përfunduar hedhja e shortit të kalendarit të Kategorisë Superiore të sezonit të ri futbollistik 2021/2022
Hedhja e shortit u bë në ambjentet e stadiumit Kombëtar “AIR Albania” duke filluar që nga ora 10:00. Menjëherë që në javën e parë ka përballje interesante, ku Tirana do ta luajë ndeshjen e parë në shtëpi ndaj Skënderbeut.
Teuta kampionia në fuqi e Shqipërisë do të luajë sfidën e zjarrtë ndaj Partizanit në stadiumin “Niko Dovana”.
Vllaznia do të luajë në transfertë ndaj Laçit. Kukësi do të luajë ndaj Egnatias. Dinamo do të luajë në transfertë ndaj Kastriotit.
Derbet e kryeqytetot do të jenë të zjarrta saqë në javën e 4 do të luajë Dinamo-Partizanin me blutë që do të jenë pritës. Në javën e 6 do të luhet Tirana-Partizani me bardheblutë pritës dhe Tirana-Dinamo do të luhen në javën e parafundit, në të 8-ën.