×
  • Lajme
  • Insajderi / Ballina 5

    Zbulohet kosovari tjetër që aplikonte metodën e Besnik Mujecit në shpërndarjen e drogës

    Insajderi
    29 August 2023 - 19:54
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Tre kosovarët të cilët janë kapur me sasi kanabisi në autobusin e linjës “Prishtinë-Ulqin”, janë në hetim nga policia. Dy prej tyre po hetohen të lirë, ndërsa L.Ç i cili e kishte bartur në autobus drogë është në kërkim.

    Kshtu edhe duke e aplikuar metodën e Ish-asamblistit të Vetëvendosjes në Komunën e Prishtinës, Besnik Mujeci për transportimin e drogës me autobus.

    L.Ç e ka bartur sasinë e kanabisit përmes autobusit të linjës “Prishtinë-Ulqin.

    “Në Muriqan, në dalje të vendit, gjatë kontrollit të ushtruar në autobusin e linjës “Prishtinë-Ulqin”, me drejtues shtetasin B. B., në çantën me dërgues shtetasin L. Ç. dhe me marrëse 23-vjeçaren, u gjet dhe u sekuestrua në cilësinë e provës materiale, një sasi e vogël lënde e dyshuar narkotike cannabis sativa. Vijon puna për kapjen e 25-vjeçarit” njoftoi policia e Shkodrës.

    Kujtojmë se ish-asamblisti i VV-së, Besnik Mujeci, është arrestuar nën dyshimet për kontrabandim me drogë, përkatësisht të llojit ekstazi.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark