×
  • Lajme
  • Botë
  • Lajme / Botë

    Zbulohet monedha me portretin e Mbretit Charles

    Insajderi
    30 September 2022 - 08:30
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Është zbuluar shëmbëlltyra zyrtare e monedhës me portretin e mbretit të ri të Britanisë, Charles. Bëhet fjalë për një monedhë me vlerë 5 paund dhe një më të vogël prej 50 pence.

    Ato janë realizuar nga skulptori britanik Martin Jennings dhe janë miratuar personalisht nga Mbreti i ri. Në përputhje me traditën, portreti i Charles është vendosur në drejtim të kundërt me atë të nënës së tij.

    Imazh i ri i mbretit Charles III është zbuluar nga Royal Mint dhe do të hyjë në qarkullim deri në fund të vitit.

    Mbishkrimi latin që rrethon figurën thotë: “:: CHARLES III :: D :: G :: REX :: F :: D :: 5 PUNDS :: 2022”, që përkthehet në: “Mbreti Charles III, me hirin e Zot, Mbrojtës i Besimit”.

    Ndërkohë, një varg i veçantë monedhash përkujtimore për Mbretëreshën Elizabeth II do të dalë të hënën në orën 9 të mëngjesit./A2CNN

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark