Në njoftim u tha se hetimi ishte i pashembullt, veçanërisht në aspektin e bashkëpunimit ndërkufitar.
Agjencia Evropiane e Policisë (EUROPOL) ka zbuluar një bandë kriminale, me shtrirje ndërkombëtare, e cila përdorte viruse kibernetike për të vjedhur 100 milionë dollarë nga më shumë se 40.000 viktima.
Një operacion kompleks i policisë kreu hetime në SHBA, Bullgari, Gjermani, Gjeorgji, Moldavi dhe Ukrainë.
Pjesëtarët e bandës, përmes infektimit të kompjuterëve me virus, merrnin detajet bankare në internet dhe pastaj hynin në llogaritë bankare.
Banda u krijua nga kriminelë që prezantuan aftësitë e tyre në forume online.
Detajet e operacionit u prezantuan në selinë e Agjencisë Evropiane të Policisë në Hagë.
Në njoftim u tha se hetimi ishte i pashembullt, veçanërisht në aspektin e bashkëpunimit ndërkufitar.
Në mesin e viktimave ishin bizneset e vogla, zyrat ligjore, korporatat ndërkombëtare dhe organizatat jofitimprurëse.