Një organ shqisor i panjohur më parë që ndjen stimulues të rrezikshëm nga mjedisi mund të jetë përgjegjës për lloje të caktuara të dhimbjes, sqaruan shkencëtarët që zbuluan organin e ri nën sipërfaqen e lëkurës.
Retina ndien presionin, goditjet me thikë dhe shkaqet e tjera mekanike të dhimbjes nga rrethina, kanë zbuluar shkencëtarët nga Instituti Karolinska në Suedi.
I përbërë nga një rrjet qelizash të ashtuquajtura Schwann, të vendosura afër nervave dhe që nuk lidheshin më parë me zbulimin e dhimbjes, organi i ri ndodhet nën lëkurë, dhe prej tij shtrihen fijet nervore të holla në pjesën sipërfaqësore të lëkurës.
Ekspertët suedezë, hulumtimi i të cilëve u botua në revistën Science, i dhanë emrin organit të sapo zbuluar – NGNC.
Ajo formon një rrjet shumë të ndërlikuar të qelizave nervore të afërta në të gjithë trupin dhe për këtë arsye shkencëtarët mendojnë se duhet të quhet organ.
Ekspertët suedezë shpresojnë se studimi i tyre do të çojë në një kuptim më të mirë të mekanizmit të dhimbjes dhe çfarë lloji të dhimbjes aktivizon qelizat e caktuara.
Ata gjithashtu shpresojnë se zbulimi do të çojë në lloje të reja të trajtimit të dhimbjes kronike – një gjendje që pllakos shumë njerëz, dhe për të cilën medicina nuk ka shumë njohuri