Për vite të tëra, shumë njerëz besuan se kolona e famshme zanore e McDonald “I’m Lovin ‘It” ishte produkt i Justin Timberlake dhe Pharrell.
Edhe Ebro besonte në idenë se Justin Timberlake e shkroi atë me Pharrell, por gjatë një intervistë të re me ekipin e Hot 97, Steve Stoute zbuloi se në fakt kjo frazë e famshme është shkruar nga Pusha T.
“Gjëja e parë e madhe e nisur nga ne është ‘Im Lovin It’ për McDonalds, që ishte në vitin 2004”, tha Stoute.
Më tej ai shpjegoi duke thënë: “E dini se kush e ka bërë këtë? Pusha T. Është me të vërtetë një çmenduri që Pusha T e ka kompozuar këngën e McDonalds”.
Pusha T njihet për kompozimet, madje ai është njeriu që i ndihmoi reperit amerikan Knaye Ëest në kompozimin e albumit G.O.O.D.
Vënia në pah e së vërtetës erdhi habitshëm për shumë njerëz që mendonin se Pharrell dhe Justin Timberlake e kishin shkruar dhe komponuar atë, por jo pse Pusha T nuk ka potencial për ta bërë një komponim të tillë. /Insajderi.com