×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Zbulohet se çka diskutoi Kurti me komandantin e KFOR-it

    Insajderi
    26 December 2022 - 13:38
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Kryeministri Albin Kurti priti në takim komandantin e KFOR-it, gjeneral Major Angelo Michele Ristuccia dhe Shefin e EULEX-it, Lars Gunnar Wigemark, me të cilët ka biseduar për bashkëpunimin e afërt ndërmjet Qeverisë së Kosovës, KFOR-it dhe EULEX, përbrenda mandateve që kanë.

    Në takim u fol edhe lidhur me veprimet e strukturave kriminale në veri të Kosovës, që cenojnë rëndë sigurinë në vend.

    “Konstatim i përbashkët nga ky takim është se liria e lëvizjes duhet të rivendoset dhe se nuk duhet të ketë barrikada në asnjë rrugë”, thuhet në njoftim përcjell Insajderi.

    Gjatë takimit u pajtuan për vazhdimin e bashkëpunimit të ngushtë ndërinstitucional dhe bashkërendimin e veprimeve, në shërbim të paqes dhe sigurisë për të gjithë qytetarët e Kosovës, që është qëllim dhe prioritet i përbashkët i institucioneve të Kosovës, KFOR-it dhe EULEX-it.

    “Në takim u theksua profesionalizmi, maturia dhe guximi i dëshmuar i Policisë së Kosovës, në ruajtje të sigurisë dhe rendit publik në mbarë territorin e Republikës së Kosovës”, potencohet në njoftimin e qeverisë.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark