×
  • Lajme
  • Lajme / Shqipëri/Rajon

    Zbulohet se në pronësi të kujt ishin mbi 50 kilogram drogë që u kapën nga policia

    Insajderi
    23 October 2023 - 17:50
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Policia shqiptare ka sekuestruar 50.8 kilogramë lëndë të dyshuar narkotike që ishin në proces të tharjes.

    Droga që u kap në Dimal të Shqipërisë, dyshohet se ishte e dy personave që janë vëllezër mes vete.

    Ata gjithashtu dyshohen se kishin kultivuar 240 bimë narkotike në oborrin e një banese, dhe kishin përshtatur një ambient të saj për tharjen e tyre.

    Njëri nga ta u arrestua në flagrancë, ndërsa për të dyshuarin tjetër policia tha se është duke bërë përpjekje për ta prangosur..

    “Gjatë kontrollit, shërbimet e Policisë gjetën 50.8 kg lëndë të dyshuar narkotike kanabis në proces tharjeje, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale, bashkë me 1 përforcues grushti dhe 3 celularë”, shkruan në kumtesën e policisë.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark