Humbja në “El Clasico” nga Real Madridi dhe dje nga Rayo Vallecanos i ka kushtuar me punë trajnerit të Barcelonës, Ronald Koeman.
Trajneri holandez edhe zyrtarisht nuk është më pjesë e klubit katalunas, shkruan FrontOnline.
Pas humbjes 1:0 nga Rayo Vallecano, Barcelona ka vendosur ta shkarkojë Koemanin.
Sipas raportimit të “El Pais”, Barcelona duhet t’i paguajë 12 milionë euro trajnerit holandez për shkëputjen e kontratës.
Kjo shumë do ta rëndojë edhe më shumë problemet financiare nëpër të cilat po kalon klubi “katalunas”.
Pasues i Ronald Koemanit te Barcelona pritet të jetë Xavi Hernandez.