Ballkani do të luajë sonte për ta vulosur kualifikimin tutje në Ligën e Konferencës.
Skuadra nga Suhareka do të ketë punë me La Floritën e San Marinos në mbrëmjen e sotme.
Kjo ndeshje është e vlefshme për rundin e dytë eliminator në Ligën e Konferencës.
Ndeshjen e parë në San Marino e fituan djelmoshat e Ilir Dajës me rezultat të thellë, 0:4.
Kurse, sonte, Ballkani luan si skuadër thuajse e kualifikuar në rundin e tretë.
Ballkani do të përfitojë 350 mijë euro nga UEFA në rast kalimi nga ky rund.
Kjo do të ishte një ndihmë dhe motiv shtesë për klubin dhe futbollistët për të vazhduar tutje.
Kjo ndeshje nis nga ora 20:00 dhe luhet në stadiumin “Fadil Vokrri” në kryeqytet.