×
  • Sport
  • Sport

    Zbulohet tradhëtia e Wandas me ish-shokun e skuadrës së Icardit te Interi

    Insajderi
    26 January 2023 - 19:40
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Zbulime të reja, djegëse mbi marrëdhënien e trazuar mes Wanda Nara dhe Mauro Icardi, gjithmonë në qendër të thashethemeve ndërkombëtare. Bomba e fundit vjen nga Spanja, e zbuluar nga gazetari dhe fotografi spanjoll Jordi Martin në programin Intrusos. Argjentinasja e ka tradhëtuar sulmuesin e Galatasaray me ish-shokut e tij të skuadrës te Inter, Keita Balde. Gazetari rrëfeu detajet dhe dha prova të lajmit të tij. Icardi u tërbua…

    Jordi Martin dha detajet e historisë së tradhtisë që përfshin Wanda Nara dhe sulmuesin Keita Balde: “Dje pati një diskutim të jashtëzakonshëm mes saj dhe Mauros. Wanda iku në Dubai me një futbollist, ish-shok skuadre i Icardi. Ky lojtar është i martuar prej tetë muajsh. Pak pasi u martua, u njoh me Wanda dhe mes tyre pati një shkëndijë. Keita udhëtoi në Dubai me ekipin e tij për të luajtur disa ndeshje dhe ajo iku për ta takuar. Ata qëndrojnë së bashku në një hotel. Wanda dhe Mauro po pajtoheshin, madje asaj i erdhi në mendje të kthehej në Stamboll me Icardi dhe kjo ishte një goditje pas shpine për lojtarin”.

    Icardi e zbuloi…

    Sipas gazetarit, Mauro e kishte zbuluar tradhëtinë e supozuar: “Icardi zbulon gjithçka nga lëvizjet e Wandës në ATM. E kishte zbuluar edhe më parë me këtë ish-shokun e tij”. Pastaj gazetari i bëri një paralajmërim sulmuesit të Galatasaray: “Sapo pata një bisedë telefonike me Keita Balde dhe gruan e tij Simona dhe ata më sigurojnë që i keni kontaktuar mbrëmë. Ndaj mos e mohoni më informacionin tim, sepse nesër në Intrusos do të zbuloj gjithë bisedën me çiftin dhe do të dukesh keq”.

    Pas zbulimit, Icardi ndau disa histori në llogarinë e tij në Instagram në përgjigje të fjalëve të Martinit (u fshinë më vonë): “Do të kursej sqarimin e nesërm që të kesh kohë për diçka tjetër. Vetëm lajmërova një brinare të gjorë, që burri i saj nuk rresht së shkruari me gruan time (nuk jemi të divorcuar). Unë kam edhe mesazhet, fotot dhe gjithçka që i ka dërguar në Instagram, sepse m’i dërgoi gruaja ime. E ti do të flasësh për telefonatën time mbrëmë me këtë vajzë”.

    Zbulohet tradhëtia e Wandas me ish-shokun e skuadrës te zikaltrit,

    Pastaj përsëri: “E sqaroj se nuk jam grindur me gruan, sepse rrinim zgjuar në 6 të mëngjesit, duke folur në një videotelefonatë për të organizuar kthimin e fëmijëve tanë. Gjithashtu sqaroj se Wanda nuk e përdor fare kartën time, sepse unë e kam timen nga një llogari që kemi në Argjentinë. Së treti dhe e fundit, të jeni të sigurt se askush nga mjedisi im nuk do t’ju kontaktojë kurrë. E nëse ndodh, të autorizoj të publikosh provat. Por të jenë më të mira se ajo që keni për të më trajtuar si gënjeshtar dhe për gjithçka që e jep si të mirëqenë”.

    Mesazhi i dërguar gruas së Keita Balde

    Në një histori tjetër, gjithashtu të fshirë, Icardi publikoi më pas bisedën private me Simona Guatieri, gruan e Keita Balde: “Vazhdo të postosh fotot kur u martuat, ndërsa ai fton Wandën në Dubai”,- i shkruan ai gruas së sulmuesit argjentinas. “Më vjen keq që të shoh kështu! Duke postuar gjithçka. Me zemër, po ta them”.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark