×
  • Lajme
  • Botë
  • Lajme / Botë

    Zbulohet virusi i ngjashëm me Covid-19, shkencëtarët ngrenë alarmin

    Insajderi
    25 November 2022 - 19:45
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Një virus i ri me ngjashmëri me koronavirus është identifikuar te lakuriqët e natës me potencial për të kërcyer te njerëzit dhe bagëtitë, sipas një studimi të ri.

    Shkencëtarët kinezë dhe australianë morën mostra nga 149 lakuriqë nate në të gjithë provincën Yunnan në Kinë, në kufi me Laosin dhe Mianmarin dhe identifikuan pesë viruse të cilët kanë “gjasa të jenë patogjene për njerëzit ose bagëtitë”.

    Njëri prej viruseve të zbuluara, i njohur si BtSY2, është i lidhur ngushtë me SARS-CoV-2 i cili shkakton Covid-19 dhe sipas shkencëtarëve është “në rrezik të veçantë për t’u shfaqur në popullatën e gjerë”.

    Eddie Holmes, një biolog dhe virolog në Universitetin e Sidneit dhe bashkëautor i raportit tha se kjo do të thotë se viruset e ngjashme me Sars-Cov-2 janë ende duke qarkulluar në lakuriqët e natës kinezë dhe vazhdojnë të paraqesin një rrezik madhor.

    BtSY2 gjithashtu ka një pjesë kyçe të proteinës ‘spike’ që përdoret për t’u ngjitur në qelizat e qelizave njerëzore, e ngjashme me Covid, gjë që sugjeron se virusi mund të infektojë njerëzit.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark